E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Jackson, përfundon raporti për autopsinë

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, deklaroi se rezultatet e autopsisë që u kërkuan nga detektivët, ku përfshihen edhe teste toksike, do të mbeten të fshehta deri në momentin kur policia do të përfundojë hetimet. Ai nuk mund të jepte një datë për përfundimin e hetimeve dhe nuk pranoi të jepte shpjegime të tjera më të hollësishme.

Disa media raportuan se trupi i Jackson tashmë është varrosur në varrezën "Forest Lawn" të Los Anxhelos, por zëdhënësi i familjes Jackson akoma nuk e ka konfirmuar lajmin.

Policia po heton në shkaqet përse këngëtari 50-vjeçar ndërroi papritur jetë pas një ataku kardiak. Njoftimet e shumta të medias bëjnë të ditur se autoritetet janë përqendruar në arsyet e përdorimit të një ilaçi anestezik, të quajtur propofol, që Jackson e përdorte për të fjetur. Policia dhe agjentët federal kanë kontrolluar disa zyra të doktorëve të Jackson si pjesë e hetimeve të tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›