E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ekonomia spanjolle ka nevojë për reformim

Spanjë- Spanja është një rast i paprecedente recesioni të thëllë dhe situata e përgjithshme ekonomike e vendit mbetet e vështirë me rreziqe domëthënëse. Kështu tha mbrëmë vonë Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij vjetor për ekonominë spanjolle duke paralajmëruar se reforma të mëtejshme janë të nevojshme.

‘Veprimet për të ulur borxhin dhe për të shtyrë reformat financiare janë kritike’-tha ai. Më parë shifrat treguan se papunësia spanjolle kishte goditur nivele të tjera më të larta. Gati 5.7 milionë spanjollë tani janë të papunë me një normë papunësie që arrin në 24.6% gjatë Prillit deri në Qershor, më e larta që nga viti 1970.

Pavarësisht shifrave pesimiste të papunësisë rezervat spanjolle u rritën ndjeshëm të premten pasi presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel lëshuan një deklaratë të përbashkët duke sugjeruar se ata ishin të gatshëm për të vepruar për të shpëtuar euron.

FMN parashikon që ekonomia spanjolle të tkurret me 1.7% këtë vit dhe me 1.2% vitin e ardhshëm, para një rritje prej 0.9% në vitin 2014. Fondi tha se veprime të mëtejshme janë të nevojshme për të ulur papunësinë dhe trajtuar borxhin publik që është rritur me shpejtësi.

FMN shtoi se nevojen e mbështetjes së sektorin spanjoll bankar dhe sugjeroi se Fondi i Mekanizmit të Stabilitetit Evropian duhet të përdoret drejtëpërdrejtë për të mbështetur bankat spanjolle. Të premten pasdite yieldet e bonove spanjolle qëndruan në 6.7%.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›