Dimri ne Vermosh

Rreth 1200 banore ne skajin me verior te vendit ne Vermosh qëndrojnë te bllokuar prej disa ditësh nga dëbora. Edhe pse nuk ka munguar ndërhyrja e fadromave reshjet e dendura te dëborës kane ndërprerë komunikimin e banoreve te Vermoshit me zonat e tjera. E vetmja mënyrë për te qarkulluar nga banoret mbetet ecja për disa ore me këmbë.
Mundesh te çash rrugën vetëm ne këmbë, mes të ftohtit dhe reshjeve.
Nxënësit e shkollës së mesme të Tamarës kthehen në këmbë për festat në familje.
Kur bora behet shumë e ngjeshur dhe e dendur duhet ndërhyrja e mjeteve të fuqishme për hapur rrugën.