E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne janar nis rekrutimi i punetoreve per ndertimin e Banjes

HEC Banjë do të nisë rekrutimin e punëtorëve dhe specialistëve në muajin janar. Por veç kësaj në lumin Devoll do të ndërtohen edhe dy HEC-e të tjerë, ai i Koklës dhe i Moglicës. Kryeministri Sali Berisha njoftoi qe qeveria i dha lejen e shfrytëzimit kompanisë duke zyrtarizuar kështu fillimin e punimeve në një nga projektet më të mëdha të dekadave të fundit. 
Kurrë me pare Elbasani nuk ka njohur investime te tilla, thotë prefekti i Elbasanit.  
Ndërtimi i hidrocentraleve do të zgjasë 6 vjet. Hidrocentrali i parë do futet në funksion  në vitin 2016 dhe i fundit në vitin 2019. 
Kanë përfunduar fazat e para të projektit ndërsa firma ndërtuese ka vënë në dispozicion fondin prej 300 milion lekë për kompensimin e pronarëve dhe 1.2 miliard lekë për përfundim të procedurave.
Siç shihet nga pamjet deri më tani i gjithë ky ujë shkon dëm ndërkohë që me vënien në punë do të prodhojnë energji të pastër.
Kapaciteti total i prodhimit të energjisë  do të jetë  280 MW. Te tre HEC-et se bashku do të prodhojnë rreth 800 GWh energji në vit. Projekti me mbi 800 milionë euro investim, punëson direkt dhe indirekt mbi 7 mijë punëtorë, teknikë, inxhinierë, menaxherë, juristë, ekonomistë e drejtues. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›