E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend zbukurohet dhe ndizet pema e Vitit te Ri nga femijet

Pema e Vitit të Ri në sallën e seancave plenare u ndez nga fëmijët e deputetëve dhe të administratës së Kuvendit.

Nën tingujt e këngëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, tullumbaceve, lojërave, buzëqeshjeve dhe urimeve, salla e seancave, sot ishte më e bukur se kurrë.

Fëmijët u ulën në karriget e prindërve të tyre, kërcyen e kënduan këngët më të dashura për ta. Prindërit e tyre ishin më të emocionuar se fëmijët që këndonin e kërcenin në ritmin e muzikës.

“Ishte gjë shumë e bukur të zbukuroja pemën e Krishtlindjeve së bashku me fëmijët. Festat e fundvitit janë më të bukurat. Ato sjellin vetëm gëzim për të gjithë. Ne mbyllëm një vit për të hapur një vit edhe më të bukur për ju, për prindërit tuaj dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë”, tha Kryetarja e Kuvendit.

“Qofshi gjithmonë të lumtur, të gëzuar, të qeshur,  të shëndetshëm ju  bashkë me  familjet tuaja”, uroi Kryetarja e Kuvendit, e cila  më pas u shpërndau fëmijëve,  dhurata e libra të përgatitur enkas për ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›