Festat e fundvitit fluks ne pikat kufitare
Festat e fundvitit rikthejnë fluksin në pikat kufitare ku një numër i madh emigrantësh kthehen në atdhe për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre. Për tu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe për të shmangur vonesat drejtoritë e kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve si dhe të efektivave . Vetëm në portin e Durrësit paraditen e se dielës kanë mbërritur 6 tragete me rreth 8 mijë pasagjerë. Udhëtarët shprehen të kënaqur për përshpejtimin e procedurave në port.
Tragetet sapo kanë mbërritur në Durrës janë nisur sërish drejt porteve italiane për të kryer dy rrugë brenda 24 orëve, pasi ka shumë pasagjere të tjerë që janë në pritje për të ardhur për festat e fundvitit. Sportelet e përpunimit te pasagjereve dhe automjeteve janë dyfishuar, duke e çuar numrin e tyre në 40 të tillë. Fluksi i udhëtarëve në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë pritet të rritet ditët në vazhdim.