E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI kerkon forcimin e ligjit per parandalimin e dhunes ne familje

LSI vlerëson se ka ende vend për ndryshime te mëtejshme ne fuqizimin e zbatimit te ligjit ,si dhe ne punën e përbashkët dhe ndërvepruese te instancave përgjegjëse mbi barazinë gjinore dhe dhunën ne familje.

“Ne emër te Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes se Gruas për Integrim  si Kryetare e Levizjes se Gruas dhe si qytetare shqiptare i bej thirrje dhe ftoj te gjitha partite politike dhe kryesisht Forumet e Grave brenda tyre se bashku me shoqërinë civile, ato te cilat baze te punes se tyre kane luften kundra dhunës ne familje, te ulemi se bashku ne nje tavoline te rrumbullaket nen moton “2013 Nje Vit Pa Dhune”, ku jo vetëm te diskutojmë mbi problemet madhore qe ky fenomen shkakton ne familje dhe shoqëri por te konkludojme ne një rezolute te përbashkët, e cila me pas t’I paraqitet Parlamentit Shqiptar për miratim”, vuri në dukje nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›