E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas PD-së edhe LSI organizon një tubim me mbështetës të saj, për integrimin e vendit

Mazhoranca, në unison për integrimin e vendit- opozita e vetmja që punon kundër këtyre interesave


Menjëherë pas shpalljes së 1 majit si ditë ‘feste’ për shqiptarët nga Partia Demokratike, duke lajmëruar kështu organizimin e një manifestimi madhështor në qendër të Tiranës, kësaj nisme i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë politike e maxhorancës qeverisëse. LSI informoi sot përmes kryetarit të saj dhe njëherazi zv/kryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e LRI-së në Berat. Meta u shpreh se LSI është e gatshme për të konfirmuar çfarë do lloj mbështetjeje në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përfitimin e procesit të liberalizimit të vizave. Në një kohë kur Parlamenti Evropian pritet të japë propozimin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptar, shumica parlamentare, do të nderojë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve; lajtmotivin e reformave të kësaj maxhorance; sukseset e saj që e bënë Shqipërinë të jetë anëtare e denjë e NATO-s që po mundëson liberalizimin e vizave dhe njëherazi po rrit ndjeshëm shpejtësinë drejt Bashkimit Evropian. Kryetari i Gjatë takimit të zhvilluar në Berat, Meta deklaroi para simpatizantëve se “LSI-ja duke ndjerë me përgjegjësi maksimale këtë moment të rëndësishëm ku ndodhet vendi, është e angazhuar me të gjitha kapacitete e saj dhe përfaqësuesit e saj, pikërisht për tu investuar tërësisht për suksesin e këtij procesi historik për vendin dhe qytetarët shqiptarë”. “Ne ashtu sikurse kemi bërë deri tani do vazhdojmë të ofrojmë dhe tu qëndrojmë atyre vlerave të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme për europianizmin e mëtejshëm të vendit, politikës dhe të shoqërisë shqiptare”, u shpreh z. Meta. Ai vuri në dukje se ashtu sikurse kemi treguar dhe po tregojmë çdo ditë se jemi forcë e re politike me një angazhim të përhershëm për të mbyllur hendekun dhe konfliktualitetin politik për të sjellë një etik të re në diskursin politik në vend, sepse është dhe një kontribut për modelin që politika ka për detyre ti paraqes rinisë”. “Sfidat tona të së ardhmes si forcë në qeverisje janë të shumta”, theksoi Meta, por, shtoi ai, në radhë të parë ato janë vet sfidat e zhvillimit të vendit. “Janë sfidat që kanë të bëjnë me realizmin e reformave që kërkon integrimi, që kanë të bëjnë me garantimin e premtimeve që tashmë janë pjesë e programit qeverisës, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi”, vuri në dukje ai. Duke e vënë theksin tek procesi i integrimit Meta u shpreh se “LRI-ja do të fillojë një tur takimesh në të gjithë vendin për të trajtuar me të rinjtë çështjen e integrimit të vendit. Në këtë drejtim, kreu i LSI-së, deklaroi se në 26 prill do të organizohet një takim i madh me të gjithë të rinjtë e kësaj partie. Takimi do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, ku parashikohet që në këtë takim të marrin pesë mbi 5 mijë të rinj. Kreu i LSI-së, Meta është shprehur se ky takim i madh do të jetë një tubim për integrimin e vendit. Duke u ndalur në rolin që ka LSI-ja në skenën politike dhe qeverisjen e vendit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh i bindur se zgjedhjet lokale do të jenë një fitore për LSI-në. “Jemi gati për arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet lokale”, tha më tej, Meta.


Mazhoranca, në unison për integrimin e vendit- opozita e vetmja që punon kundër këtyre interesave Opozita shqiptare është pozicionuar dukshëm kundër interesave të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me synim të vetëm dhe urgjent bllokimin e procesit të heqjes së vizave. Ky qëndrim, ndonëse i kamufluar dhe i manipuluar me forma të ndryshme nga selia ylberiste tregon qartë tendencën dhe moslëkuendshmërinë e Edvinit për të penguar pa fund afrimin e shqiptarëve me bashkëqytetarët e tyre evropianë. Vendimi i djeshëm për të rifilluar aksionin e rrëmbimi të pushtetit, është shumë domethënës për strategjinë politike të radhës të Edvinit, teksa pikërisht në muajin prill kur edhe ai ka paralajmëruar për masivizim të rebelimit, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian pritet të japin vlerësimin porsa i takon heqjes së vizave, për qytetarët shqiptarë. Rifillimi i protestave në këtë moment të volitshëm për vendin, mbart në vetvete qëllimet ogurzeza të projekteve të ngushta klanore për destabilizimin politik të vendit dhe njëherazi përçimin e një mesazhi negativ tek ndërkombëtarët, në mënyrë që Shqipëria të rizbresë në listën e zezë, që do të thotë jo liberalizim vizash dhe jo marrje të statusit kandidat. Pavarësisht, shumica parlamentare e kryesuar nga Partia Demokratike, ka konfirmuar rrugën reformatore të qeverisë “Berisha 2” në vijim të përmbushjes së kritereve që rrjedhin nga afrimi i vendit me strukturat evropiane, më specifikisht për të përfituar sa më parë liberalizimin e vizave, objektiv ky që kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm institucional dhe më tej akoma një bashkëpunim të mirëfilltë politik. Në kushtet e kësaj aspirate të përbashkët të shqiptarëve dhe vullnetit të palëkundur të kabinetit “Berisha” do të ishte e patolerueshme legalizimi i fushatës së nxirjes së imazhit të Shqipërisë, si një vend i destabilizuar politikisht dhe me institucione që i nënshtrohen presioneve të jashtme të lidhura ngushtë me botën e interesave të ulta dhe atyre mirëfillti, kriminale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›