Edi Rama vazhdon guerriljen e shkatërrimeve në shesh, Olldashi paralajmëron se s’do të lejohen punimet e paligjshme
Ministri i Transporteve dhe Punëve Publik, Sokol Olldashi ka reaguar sot për sheshin “Skënderbej” disa minuta pasi Bashkia e Tiranës inaguroi punimet për rehabilitimin e tij. Olldashi theksoi se “Projekti nuk mund të vazhdojë pasi nuk është miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH)”. Sipas Olldashit, projekti duhet të ishte paraqitur në KRRTRSH, të miratohej, por asnjë nga këto nuk është kryer. Si pasojë parlajmëron, Olldashi, “MPPTT nuk do të lejojë punimet e projektit. Projekti i Bashkisë ka ndryshime nga ai i paraqitur më parë. Ndryshimet nuk janë miratuar”, tha Olldashi duke theksuar se ndryshimet e bëra më pas në projektin për rehabilitimit e sheshit janë bërë për arsye klienteliste.
Edi Rama e nisi guerriljen që mbrëmë, kur rrethoi në mënyrë të paligjshme sheshin “Skënderbej”, menjëherë sapo ekspertët e MPPTT-së nisën matjet për riasfaltimin e sheshit. Edvini sot tregoi se pas guerriljes së kryeqytetit është edhe fobia që ka ai ndaj sheshit që shembi diktaturën, kur deklaroi se “Ky ka qenë një shesh i paradave dhe i manifestimeve dhe projekti është i koncetruar për ta kthyer këtë shesh në një vend të manifestimit njerëzor, të qytetarisë si shprehje e personit dhe jo e turmës, përmes një forme shumë të vecantë që mund të ketë sheshi. Bashkia thotë se ekziston një projekt prej 4.3 milionë eurosh, financuar nga Emiri i Kuvajtit, por duket se projekti i shpallur nga Edvini s’është më ai i miratuari në mbledhjen e KRTRRSH-së, prandaj edhe do të vijë bllokimi i punimeve.
...