Dinamo - 3, ne forme per momentin
Pas dy humbjeve radhazi, ne ndeshjet derbi ne fillim te vitit, edhe me optimisti nuk do ta kishte parashikuar ecurine e fundit te Dinamos, nen drejtimin e trajnerit te ri, Shkelqim Muca. Perballe Bylisit, Dinamo fitoi 5-1, duke shkurtuar diferencen, ne tre pike me kryesuesit, Tiranen dhe Vllaznine. Kur mbetet edhe nje faze deri ne fund te kampionatit, Dinamo synon te mbroje titullin dhe te fitoje Kupen e Shqiperise. Dinamo njeh vetem fitore, nen drejtimin e Muces dhe duket se ka gjetur ilacin, per te garuar me sukses deri ne fund te edicionit. Trajneri kerkon te mbaje me kembe ne toke lojtaret, duke theksuar pas ndeshjes me Bylisin, se gara deri ne fund do te jete me e ashper dhe se duhet ende shume pune, per te pretenduar trofete.