E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet, dhune mbi stadiumin "Niko Dovana"

Humbja e thelle qe pesoi Vllaznia ne Durres, solli reagimin e nje grupi tifozesh, qe zbrazen inatin mbi karriget e stadiumit

Tifoze te Vllaznize te shumte ne numer, udhetuan drejt Durresit per te perkrahur ekipin e tyre, por e kane nxjerre inatin e humbjes, mbi karriget e shkalleve te stadiumit "Niko Dovana". Humbja e thelle qe i shkaktoi Teuta e Durresit, ka zemeruar pa mase nje pjese te tifozerise shkodrane, e cila reagoi ne menyre te shemtuar, duke prishur infrastrukturen sportive te stadiumit. Tifoze te zhgenjyer dhe te inatosur, kane shkaterruar nje pjese te mire te stadiumit "Niko Dovana" te Durresit. Gjithcka ndodhi pas ndeshjes se fundit me Teuten. Ishte humbja e papritur dhe e thelle 4-0, qe pesoi Vllaznia, qe irritoi ne fund nje grup tifozesh shkodrane, te cilet brenda pak minutave i thyen karriget me mjete te forta, si dhe kane kercenuar punonjesit e stadiumit. Si pasoje e dhunes, kane mbetur te shkaterruara mbi 120 karrige te tribunes. Demi i shkaktuar perllogaritet ne dhjetera milione leke. I kontaktuar me telefon per kete ngjarje, shefi i Klubit te Teutes, Artan Shyti shprehet i indinjuar se policia ka qendruar krejt indiferente, perballe dhunes se paprecedente. Shyti ka shkuar me tej, duke bere me dije se do t'i drejtohet Federates Shqiptare se Futbollit, per t'i komunikuar shkaterrimet qe kane prekur stadiumin. Rikonstruksioni i stadiumit "Niko Dovana" ne Durres eshte bere ne Tetor te vitit te kaluar, me nje fond prej 47 milione lekesh, qe i ka investuar bashkia e Durresit, si dhe UEFA, ne bashkepunim me FSHF-ne. Ndryshe nga shefi i Klubit te Teutes, Artan Shyti, Policia e Durresit nuk ka pranuar shkaterrimin e ndodhur ne stadium "Niko Dovana". Sipas tyre situata eshte pershkruar e qete para, gjate dhe pas perfundimit te ndeshjes, deri ne largimin e futbollisteve dhe tifozeve te Vllaznise. Madje burime prane Policise se Durresit, pohojne se drejtuesit e klubit te futbollit te Teutes nuk kane paraqitur asnje ankese prane Komisariatit te Policise per te deklaruar demtime, apo probleme te tjera lidhur me rendin dhe sigurine. Madje theksohet se pas ndeshjes jane falenderuar sherbimet e policise, per marrjen e masave te sigurise, pergjate gjithe ndeshjes. Edhe ne nje rast tjeter, tre sezone me pare ne Tirane ka ndodhur nje situate e ngjashme. Ne stadiumin "Selman Stermasi", ne ndeshjen derbi te kryeqytetit, Tirana-Partizani, jane prishur stolat e stadiumit. Per shkak te inatit pas humbjes ne minutat e fundit, tifoze te Partizanit shkaterruan nje pjese te mire te karrigeve te stadiumit. Ngjarja solli reagimin e ashper te drejtuesve te Tiranes. Kishte vetem pak kohe qe ishte investuar ne kete stadium, por u desh edhe nje investim i dyte, per te rikuperuar demet e shkaktuara.

41 pike

Tirana dhe Vllaznia ndodhet ne krye te klasifikimit, me pike te barabarta. Bardheblute kryesojne aktualisht Kategorine Superiore, fale golavarazhit me te mire se rivali i tyre, Vllaznia. Dinamo i ndjek nga pas, ne vend te trete, me tre pike me pak. Gara per titullin e ketij edicioni pritet te zhvillohet e forte dhe me interes, mes tre ekipeve kryesuese, kur duhen edhe 11 jave deri ne "finish".

Humbja e Vllaznise, fitore per Tiranen

Gara mes Tiranes dhe Vllaznise eshte bere se fundmi aq e forte dhe interesante, saqe ne krye te klasifikimit eshte dashur qe te nderrohen vendet cdo jave. Ne javen e fundit te fazes se dyte, fati i ka buzeqeshur Tiranes. Barazimi pa gola i bardhebluve ne Lushnje, eshte pritur mire ne ambientin bardheblu. Humbja e thelle e Vllaznise ka mjaftuar qe edhe me kete barazim, Tirana te ngjitet serish ne krye. Nje dite pas ndeshjes, trajneri i Tiranes, Agustin Kola eshte shprehur se ne 11 javet e mbetura asgje nuk eshte e sigurt, por i vetmi avantazh per momentin eshte fakti se ne javen e fundit, Tirana do te luaje ne shtepi. Sipas kalendarit qe pritet te publikohet nga FSHF, bardheblute do te jene ekipi organizator dhe pritet te kete perballe, rivalen kryesore Vllaznine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›