E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo- Besa luhet te henen, kavajasit pa Dhembin

Ndeshja kryesore e javes se ardhshme, mes Dinamos dhe Beses, do te luhet ne Tirane dhe rezultati i saj pritet te vendose nese gara per titull do te rihapet, apo do te mbetet e njejte. Pasi eshte percaktuar qe sfida me e rendesishme e javes se 21-te te zhvillohet te henen dhe qe do te luhet ne "Qemal Stafa", ekipet kryesuese kane nisur pergatitjet respektive. Kavajasit do te kene nje mungese te sigurt, ate te mesfushorit Paulin Dhembi i cili eshte i skualifikuar per arsye kartonesh. Sakaq, Dinamo e ka te plote grupin para ndeshjes se radhes dhe stafi drejtues i ekipit, pas anulimit te ndeshjes se kupes ka nisur pergatitjet per sfiden kryesore te fazes se dyte, ndeshjen me Besen. Dinamo kryeson aktualisht kampionatin dhe ka grumbulluar 12 pike me shume se Besa, duke qene me e sigurt ne krye te klasifikimit. Por nje fitore e mundshme e skuadres se Duros, do te rihape garen per titull.

Kupa e Shqiperise
Ndeshjet e para cerekfinale
Gramozi - Teuta (e nderprere)
Besa - Tirana 2-0
Shkumbini - Dinamo (nuk u zhvillua)
Skenderbeu - Vllaznia 0-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›