E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo – Teuta, kryendeshja e javës së 3-tëDinamo ka dominuar në dy javët e parë me dy fitore në transfertë e gjashtë gola të shënua

Publikoje ne:

Kjo mund të konsiderohet edhe si kryendeshja e javës së tretë, dhe jo vetëm për faktin se do të luhet në orën 19:00 në “Qemal Stafa” nën dritën e prozhektorëve.

Dinamo ka dominuar në dy javët e parë me dy fitore në transfertë e gjashtë gola të shënuar (me Kastriotin , 1-3; me Flamurtarin, 0-3), duke kryesuar edhe renditjen pas javës së dytë.

Teuta e Mirel Josës, nga ana saj pas dështimit në Fier (humbi 2-0 me Apoloninë), korrigjoi diçka me Kastriotin (2-1, dy gola të kapitenit Vangjel Mile).

Dinamo e Shkëlqim Muçës synon këtë sezon titullin e 18-të (24 ka Tirana, 15 Partizani) dhe marrja e tri pikëve me durrsakët është një detyrim primar, për të mos i lënë terren Besës (po 6 pikë), që ka një ndeshje të lehtë në letër me Laçin.

NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010

DINAMO
Kastrioti-Dinamo 1-3
Flamurtari-Dinamo 0-3

TEUTA
Apolonia-Teuta     2-0
Teuta-Kastrioti 2-1

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›