E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia-Shkumbini, premiera e trajnerit MilePeqinasit nuk i kanë bërë një nisje të mirë sezonit çka solli edhe dorëheqjen e detyruar të ish-trajnerit Gugash Magani.

Publikoje ne:

Sfida në “Loni Papuçiu” ka një përgjegjësi të veçantë për trajnerin e ri të Shkumbinit, beratasin Kristaq Mile. Peqinasit nuk i kanë bërë një nisje të mirë sezonit (1 barazim në transfertë me Gramozin, 0-0; 1 humbje me Besën në shtëpi, 1-2), çka solli edhe dorëheqjen e detyruar të ish-trajnerit Gugash Magani. Mesfushori Viktor Gjyla tha se “autokritika e Shkumbinit nis në Fier”.

Apolonia nga ana e saj, pas fitores 2-0 me Teutën (dopjetë e Erjon Hotit), humbi 1-0 në Shkodër me Vllazninë, vetëm në minutën e fundit (gol i kosovarit Ilir Nallbani). Trajneri Esad Karishik synon tri pikë të tjera dhe këtë e beson edhe kapiteni i fierakëve, serbi Sead Haxhibuliç.

NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010

APOLONIA
Apolonia-Teuta         2-0
Vllaznia-Apolonia     1-0

SHKUMBINI
Gramozi-Shkumbini     0-0
Shkumbini-Besa        1-2

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›