Dinamo Kuli u beson mrekullive
Kuli Ne tri ndeshjet e fundit te kesaj faze do te tentojme te marrim pese pike per tu afruar me skuadrat tona rivale ne garen per mbijetese
Kete jave ne stadiumin kombetar Qemal Stafa Dinamoja dhe Flamurtari do te perballen me njera-tjetren ne nje sfide mjaft interesante. Qe te dyja ekipet kane nevoje per ndeshje te mira duke qene se prej kohesh nuk kane zhvilluar te tilla.
Ne te njejtin nivel
Pas disfates qe pesuan ne derbin ndaj Tiranes te besuarit e trajnerit Artan Mergjyshi do te tentojne te marrin fitoren e pare ne kete sezon futbollistik. Edhe pse nje gje e tille mund te duket e pamundur duke pare ecurine e bluve deri ne keto momente kapiteni Bekim Kuli beson ne nje rezultat pozitiv. Ne fakt numri nente i Dinamos nuk eshte jashte rruge pasi skuadra e tij me te miren e ka nxjerre pikerisht ndaj kundershtareve te kalibrit te larte Skenderbeu la dy pike ne takimin mes tyre. Gjendja fizike e skuadres me perjashtim te Arifajt qe eshte i pezulluar per karton eshte e mire. Pavaresisht rezultateve te fundit futbollistet jane me moral te larte dhe te gatshem te japin maksimumin per te marre gjithcka ne takimin e radhes ndaj Flamurtarit. Kundershtari ka nje skuader pothuajse si e jona me lojtare te rinj te cilet luajne futboll te bukur. Por nuk duhet te harrojme se ata kane presionin e fitores pasi nuk fitojne prej tre ndeshjes dhe kete gje ne do te mundohemi ta shfrytezojme ne favorin tone - tha Kuli. Ky i fundit nuk i sheh vlonjatet aspak superior per faktin se nje sezon me pare ata jane shpallur nenkampione te vendit. Nuk mendoj se do te ndikoje ne fushe. Edhe Dinamo dy sezone me pare eshte shpallur kampione dhe me pas rrezikonte te binte nga kategoria ashtu sic rrezikon edhe ne kete sezon. Ne do te bejme lojen tone dhe shpresojme te mos zhgenjejme pasi rezultati i fushes se blerte eshte gjithmone i paparashikueshem.
Besim ne vetvete
Me ate gjendje qe ndodhet ne klasifikim Dinamoja me -1 pike rrezikon qe sezonin e ardhshem te mos jete me pjese e Kategorise Superiore. Blute kane koleksionuar dy barazime dhe tete humbje duke u futur keshtu ne nje krize rezultatesh nga e cila Kuli premton se do te dilet shume shpejt. Ne tri ndeshjet e fundit te kesaj faze do te tentojme te marrim pese pike per tu afruar me skuadrat tona rivale ne garen per mbijetese - tha Kuli qe indirekt tregon se i beson mrekullive sipas tij ekipi blu ne tri sfidat e ardhshme do te marre nje fitore dhe dy barazime.
Terrene e ndricuara
Dje ne fushen stervitore jane zhvilluar disa punime nga punetoret e Agjencise se Sporteve qe ka nen administrim edhe ambientet e klubit blu. Oraret per stervitjen e skuadrave te ndryshme kane qene gjithmone nje problem ne klubin blu dhe ka pasur perplasje keshtu qe Agjencia e Sporteve ka filluar instalimin e projektoreve te ndricimit qe do ti lejojne ekipeve te moshave apo edhe skuadrave te ndryshme te zhvillojne stervitje edhe gjate oreve te pasdites qe eshte erresire.