E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i Euro 2012-s Gjermania dhe Holanda ne grupin e hekurt Spanja gjen Italine

Euro 2012 qe do te zhvillohet veren e ardhshme ne Poloni dhe Ukraine do te filloje me ndeshjen Poloni - Greqi. Euro 2012 do te nise me 8 qershor 2012 dhe do te mbyllet ne 1 korrik 2012

Evropiani qe do te shohim vitin tjeter do te jete njeri prej atyre qe fillon menjehere fort. Shorti qe u hodh dje bashkoi qe ne raundin e pare ate ne grupe skuadra si Gjermania Holanda dhe Portugalia qe se bashku me Danimarken do te formojne grupin B. Nderkohe qe sa i perket te tjereve duhet thene se jane mjaft te ekuilibruar. Grupi me i thjeshte dhe me i barabarte ne nivel futbolli ne kete evropian eshte grupi A ku Polonia Cekia Greqia dhe Rusia kane shanse te barabarta per tu kualifikuar. Nderkohe qe Italia i ka shpetuar grupit te hekurt duke u vendosur ne grupin C aty ku do te perballet me Spanjen kampionen e Botes dhe Evropes ne fuqi me Irlanden e Trapatonit dhe Kroacine. Nderkohe qe ne grupin D do te jene organizatoret e Ukraines se bashku me Francen Suedine dhe Angline e Don Fabios.

Gjermanet mendojne vetem per finalen

Ashtu sic ishte parashikuar fati e vendosi Gjermanine ne grupin e hekurt. Keshtu ne Grupin B 3 here kampionet e Evropes dhe te ashtuquajturit favorite se bashku me Spanjen do te luajne me nenkampionet e Botes Holanden nje here kampione e Evropes Portugaline e Ronaldos dhe Danimarken kane fituar Kupen e Evropes ne 1992 pikerisht ndaj Gjermanise. Pas hedhjes se shortit foli edhe komisari teknik Hoaikim Lev Vetem frike qe nuk kemi. Jemi ne grupin me te veshtire te forte dhe te balancuar te finaleve. Holanda dhe Portugalia kane lojtare klasi dhe pritet te kemi duele interesante. Danimarka eshte skuadra me problematike e turneut. Skandinavet vijne gjithnje si jo favorite dhe duke shmangur presionin jane nder rivalet me te rrezikshem. Nderkohe qe menaxheri i Gjermanise Oliver Bierhof tregoi Do te shkojme me nje besim te madh ne Poloni dhe ne Ukraine. Grup i veshtire por kjo eshte gje e mire sepse do te na ndihmoje per te shmangur disi euforine. Kemi bere nje faze kualifikuese te shkelqyer dhe besojme se kjo do te vazhdoje edhe ne finalet e turneut. Nuk arrin ta shmange dot prepotencen e nje gjermani te vertete presidenti i Bajernit te Mynihut Vetem nje dyshim kam Kush do te luaje perballe Gjermanise ne finale. Te tjerat nuk na interesojne jane thjesht retorike boshe. I te njejtit mendim me presidentin e Bajernit eshte edhe drejtori sportiv i kombetares Matias Samer Ne jemi te forte dhe kete duam tua demonstrojme. Mendoj se te tjeret duhet te shqetesohen nese do te arrijne te na rivalizojne apo jo - deklaroi legjenda e mbrojtjes gjermane. Per te ngritur moralin e pancerave mendon presidenti i federates Teo Zvanziver. Nese skuadra do te arrije te shpallet Kampione Evrope atehere cdo lojtar do te perfitoje 300 000 euro per koke. Po arritem deri ne cerekfinale shperblimi do te jete 50 000 euro dhe nese prekim gjysmefinalet atehere do te kete 100 mije euro bonus - premtoi numri 1 i federates i cili deklaroi se menjehere pas Evropianit ai do ta linte kete detyre edhe pse mandati perfundon ne 2013-n.

Portugezet dhe holandezet jane optimiste

Paulo Bento nuk ka asnje dyshim. Grupi B ku ndodhet Portugalia e tij eshte me i veshtire edhe se Grupi C ku Spanja dhe Italia jane mes tyre bashke me Kroacine dhe Irlanden e Trapatonit. Luzitanet duhet te jene ne formen me te mire per te kaluar Gjermanine Holanden dhe Danimarken Ne e kemi thene edhe perpara shortit se do te shkojme ne finale per te qene kompetitive dhe te fitojme cdo ndeshje qe do te luajme. Jemi te ndergjegjshem per faktin se ndodhemi ne grupin me te forte te turneut por kjo thjesht do na karikoje edhe me shume per te dhene maksimumin - tha Paulo Bento. Nderkohe qe trajneri i Holandes Bert Van Marvijk ka theksuar ekuilibrin qe mbizoteron ne Grupin B. Nuk eshte aspak i lumtur me fatin qe i kane rezervuar goglat nderkohe qe ende nuk e ka harruar shuplaken qe ne nentor Gjermania i dha 3-0 ne miqesoren e Hamburgut. Pashe fytyrat e trajnereve te kombetareve te tjera te grupit tone dhe vura re qe askush nuk ishte i kenaqur - deklaroi perzgjedhesi i nenkampioneve te botes i cili vijoi Te gjithe e dime se ky eshte grupi me i veshtire por edhe kjo ka nje avantazh sepse mund ti beje lojtaret qe te motivohen me teper. I njoh te gjithe kundershtaret. Kemi luajtur se fundmi nje miqesore me Gjermanine por ne finalet e Evropianit shpresojme qe te arrijme nje rezultat ndryshe nga ai qe morem ne Hamburg.

Prandeli Nuk e doja perballjen me Trapatonin qe ne grup

Irlanda Spanja dhe Kroacia do te jene rivalet e Italise ne Euro 2012. Trajneri axur Cezare Prandeli mbas hedhjes se shortit eshte shprehur se do te donte te evitonte Irlanden e cila drejtohet nga nje tjeter Italian Xhovani Trapatoni. Ndeshjet jane te gjitha te veshtira do te doja qe te mos e kishim Irlanden e Trapatonit ne grup per shume arsye por ne do te shkojme te pergatitur ne keto finale pasi te gjitha sfidat jane shume te rendesishme. Kemi mundur Spanjen ne miqesore Kjo eshte nje gje e kendshme por gjithsesi ata jane nje skuader e niveli te larte dhe per kete arsye ne do te shkojme te pergatitur ne keto finale- tha Prandeli. Spanja sigurisht eshte kundershtari me i forte per Prandelin por trajneri axur ka theksuar se nuk ka ndermend qe te nenvleresoje asnje ekip ne kete grup. Ndeshjet ndaj Irlandes dhe Kroacise do te varen nga gjendja fizike dhe ajo morale e ekipit. Ne keto momente nuk mund te flasim ende per avantazhe apo disavantazhe do te mendojme vetem per te shkuar sa me te pergatitur ne Ukraine dhe Poloni. Ajo cka mund te them per Trapatonin eshte se ai eshte nje trajner i madh dhe na njeh shume mire ne si ekip por ne nuk trembemi aspak per kete - vijoi me tej Prandeli. Ai shpreson qe te rikuperohen Kasano dhe Rosi para finaleve te Polonise dhe Ukraines. Te dy kane qene pjese e ekipit qe ne fillim te kesaj aventure prandaj shpresoj qe si Kasano dhe Rosi te rikuperohen para fillimit te ketyre finaleve.

Del Boske sheh larg

Duhet qe te mendojme per veten tone. Ne duhet qe te shohim se deri ku do te mberrijme - shpjegoi komisari teknik i Spanjes Visente Del Boske. Ky i fundit gjate konferences per shtyp tregoi se nuk i vinte aspak keq se skuadra e tij do te perballej menjehere me Italine Nuk eshte keq. Ne mund te takohemi direkt ne finale me ata. Mendoj se Grupi B do te jete me i forti. Ky Evropian do te jete shume kompetitiv. Asnje perfaqesuese e madhe nuk ka mbetur jashte.

Grupi A Polonia Republika Ceke Greqia dhe Rusia

Grupi B Holanda Danimarka Portugalia dhe Gjermania

Grupi C Spanja Republika e Irlandes Kroacia dhe Italia

Grupi D Ukraina Franca Suedia dhe Anglia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›