Shkoder Vujadinovic Shpresoj qe gjerat te permiresohen
Ditet e fundit askush nuk po gjen qetesi tek Vllaznia. Pas rezultateve negative qe kane marre tani mediat dhe stafi teknik ka ngritur nje sere akuzash kundrejt nje pjese te lojtareve te ketij klubi. Keshtu pas Xhevahir Sukajt qe beri te flase per veten me ate vendim qe mori para superndeshjes se javes se dhjete bojkotoi per mosmarrje rrogash takimin mes Vllaznine dhe Skenderbeut eshte Miroslav Vujadinovici gardiani i portes shkodrane ai qe ka perfunduar ne syrin e ciklonit. Edhe pse numri nje i portes se Vllaznise nuk ka shfaqur formen e vet me te mire duhet thene se nuk ka faj per ate cka po ndodh ne Shkoder. Keshtu si per tiu pergjigjur kritikeve Vijadinovici ka preferuar qe tiu beje thirrje tifozeve per durim. Para takimit me Tomorin duket se gjendja e tij eshte optimale dhe ndoshta si ne perballjen e transfertes se shkuara me Apolonine gardiani i portes kuqeblu do te spikase me performancen ne fushe. Mund te them se jam gati. Kam patur nje gjendje fizike jo te mire dhe pas ndeshjes me Bylisin nuk kam qene mire. Por tani jam duke arritur formen time me te mire e cila eshte e domosdoshme per te arritur nje nivel shume te larte - tregoi Vujadinovici. I pyetur rreth paraqitjeve jo te mira qe ka bere kete edicion numri nje i portes se shkodraneve tha Ka shume faktor per sa i perket ketij fakti. Ne portieret jemi gjithmone ne qender te vemendjes. Aktualisht ne kemi qene 20 dite pa trajner portieresh. Por jane shume arsye per nje paraqitje jo te mire. Gjithsesi shpresoj qe gjerat te permiresohen dhe ne te kemi nje ecuri me pozitive.