E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalet Euro 2012, përplasje gjigantësh që në grupe

Spanja në një grup me Italinë, Holanda do përballet me Gjermaninë, ndërsa Anglia do ketë përballë Francën. I kalueshëm por tejet intrigant është vetëm grupi A, me katër skuadra thuajse të një niveli.

Shorti i hedhur dje në Kiev, Ukrainë, ka ndarë 16 skuadrat finaliste në 4 grupe, ku më i forti ose i “ferrit”, siç etiketohet ndryshe në ambientet sportive, është grupi B. Holanda, Gjermania, Portugalia dhe Danimarka do të luftojnë me njëra-tjetrën për të vazhduar më tej ëndrrën europiane. Biletat kualifikuese u jepen dy skuadrave të para në grup, çka do të thotë që shanset më të mëdha i kanë dy “big”-ët e Europës, Holanda dhe Gjermania. Gjithsesi, duke analizuar përbërjen e dy skuadrave të tjera, pritet që në këtë grup të ketë edhe surpriza, pasi Portugalia e Kristiano Ronaldos do kërkojë që minimalisht të kalojë fazën e grupeve. Sakaq, mbetet vetëm teorikisht më e dobët Danimarka, por edhe kjo është një skuadër që di të surprizojë. Italia i ka shpëtuar “grupit të ferrit”, duke u vendosur në grupin C, aty ku do të përballet me Spanjën, kampionen e Botës dhe Evropës në fuqi, si dhe me Irlandën e Trapatonit e Kroacinë. Edhe në këtë grup si favorite shihen Spanja e Italia, por nuk duhet harruar edhe grinta e kroatëve, të cilët jo pak herë kanë treguar se janë një skuadër që dinë të marrin rezultat ndaj çdo kundërshtari. Ndeshjet e këtij grupi nisnin më 10 qershor, ku si fillim Spanja pret Italinë dhe Irlanda, Kroacinë. Në grupin D, do të jenë organizatorët e Ukrainës së bashku me Francën, Suedinë dhe Anglinë e Fabios Kapelos. Teorikisht, “tre luanët” e kanë më të lehtë kualifikimin, por nuk duhet lënë pas Franca e Lorent Blankut dhe Suedia, ekipe këto që kanë në përbërje lojtarë mjaft cilësorë. Ndeshjet e para të këtij grupi luhen më 11 qershor, ku Franca do përballet me Anglinë, ndërsa Ukraina do presë Suedinë. Grupi më i thjeshtë dhe më i barabartë në nivel futbolli (gjithnjë teorikisht) në këtë Europian është grupi A, ku Polonia, Çekia, Greqia dhe Rusia kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar. Pikërisht me përballjet e këtyre skuadrave do të startojë edhe Kampionati Europian më 8 qershor të 2012-s. Ndeshja finale e këtij kompeticioni është programuar të luhet më 1 korrik 2012.

Joakim Lëv
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, nuk ka qenë i kënaqur me shortin. “Nuk ka asnjë dilemë së ky është grupi më i fortë.  Holanda dhe Portugalia kanë lojtarë klasi, do të jetë garë e jashtëzakonshme dhe meqë gjithë kundërshtarët janë një rrezik, vështirë të parashikohet se cilët mund të shkojnë më tutje”, ka thënë Lëv. Edhe trajneri i Holandës ka thënë që nuk e beson se ndonjë trajner do të ishte i lumtur kur sheh në grup këta emra.

Fabio Kapelo
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, ka pohuar se fitorja ndaj Francës në ndeshjen e parë në grup mund t’i japë kualifikimin. “Duhet pranuar se ndeshja më e vështirë do jetë ajo ndaj Francës, kjo jo vetëm për faktin se luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, por siç dihet takimi i parë është gjithnjë e më i vështirë, edhe sepse ka më shumë emocione e presion mbi futbollistët. Po kaluam Francën, kualifikohemi”.

Platini
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka bërë një analizë të tijën pas hedhjes së djeshme të shortit, lidhur me favoriten e Euro 2012-s. “Nëse do më duhej të vija 1 euro bast, atëherë atë do ta shpenzoja për Spanjën. Për mua kjo është skuadra më e kompletuar, e cila në katër vitet e kaluara fitoi Europianin dhe Botërorin me lojtarë të rinj dhe të talentuar. Por sivjet, më shumë sesa në vitet e kaluara, ata kanë fituar edhe më tepër eksperiencë”.

Premio/ Finalistja, 23.5 mln
Europiani 2012 nuk do të jetë i veçantë vetëm si rrjedhojë e fushatave të ndryshme që dy vendet organizatore kanë nisur dhe risive të UEFA-s, por edhe për premiot financiare që organi më i lartë i futbollit europian do të shpërndajë për kombëtaret pjesëmarrëse do të jetë më i madh. Në turneun që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, do të shpërndahen 196 milionë euro, 12 milionë më shumë sesa në edicionin e vitit 2008. Për të motivuar luftën sportive deri në fund, UEFA do të vërë në dispozicion nga 1 milion euro edhe për kombëtaret që do të mbërrijnë të tretat në grupet respektive, ndërkohë që finalistja do fitojë 23.5 milionë.

EURO 2012/ Kalendari
Grupi A

Polonia, Greqia, Rusia dhe Çekia
8 qershor 2012
Poloni-Greqi            18:00
Rusi-Çeki            20:45
11 qershor 2012
Greqi-Çeki            18:00
Poloni-Rusi            20:45
16 qershor 2012
Greqi-Rusi            20:45
Çeki-Poloni            20:45

Grupi B
Holanda, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia
9 qershor 2012
Holandë-Danimark렠  18:00
Gjermani-Portugali        20:45
13 qershor 2012
Danimarkë-Portugali    18:00
Holandë-Gjermani        20:45
17 qershor 2012
Portugali-Holand렠      20:45
Danimarkë-Gjermani    20:45

Grupi C
Spanja, Italia, Irlanda dhe Kroacia
10 qershor 2012
Spanjë-Itali            18:00
Irlandë-Kroaci        20:45
14 qershor 2012
Itali-Kroaci            18:00
Spanjë-Irland렠      20:45
18 qershor 2012
Kroaci-Spanj렠      20:45
Itali-Irland렠          20:45

Grupi D
Ukraina, Anglia, Franca dhe Suedia
11 qershor 2012
Francë-Angli            18:00
Ukrainë-Suedi        20:45
15 qershor 2012
Suedi-Angli            18:00
Ukrainë-Franc렠      20:45
19 qershor 2012
Suedi-Franc렠      20:45
Angli-Ukrain렠      20:45
Leonard KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›