Ujkani U ktheva pa frike

Samir Ujkani zbriti në fushë 43 ditë pas dëmtimit të tmerrshëm në fytyrë, ku humbi 4 dhëmbë, dëmtoi 6 të tjerë si edhe pësoi fraktura në nofull dhe mollëz. Të martën, gardiani kuqezi luajti gjatë gjithë ndeshjes që Novara fitoi me shifrat 2-3 në fushën e Katanias, ku dha menjëherë garanci. Në Itali tashmë e thërrasin “portieri i maskuar”, ndërsa ai konfirmoi se është rikuperuar plotësisht. Ujkani tregoi emocionet e rikthimit…
“Në fushë ndjeva pak emocione dhe gëzim që u ktheva sërish për të mbrojtur portën time. Në fushë gjithçka shkoi më së miri, shokët më qëndruan pranë dhe më ndihmuan. Maska? E provova dy javë në stërvitje dhe nuk më krijoi probleme. Madje, Fontana mendon se kështu dukem më i bukur… edhe ai po mendon të bëjë një për vete”, rrëfehet Ujkani.
Edhe pse bën shaka, Ujkani e ka të qartë se nuk do të jetë e lehtë të rimarrë fanellën e titullarit, pasi Fontana, që i ka shërbyer si mësues, është paraqitur mjaft mirë.
“Të shohim, vendimet i merr trajneri. Unë dëshiroj ti falënderoj të gjithë ata që më qëndruan praë në momentet e vështuira, por e theksoj se ndihem gati. Nuk kam frikë, pasi jam stërvitur në daljet në zonë dhe në tokë. Madje, në Katania më goditën fort edhe në kokë, por ky është zanati im dhe përgatitem çdo ditë”, thotë ai.
“Gardiani” shpreson që të kthehet përfundimisht në formacion që prej derbit shqiptar në Serinë A, të hënën kundër Lacios së Lorik Canës.