Dinamo-Partizani, gjyqtarë italianë

Derbi i tretë sezonal Dinamo-Partizani, ai që do të japë edhe verdiktin përfundimtar të sezonit 2007-2008 do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh italianë.
Lajmi bëhet i ditur Shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku. Gjyqtari do të jetë një arbitër i Serie A italiane, por emri ende nuk është bërë publik, pasi pritet fillimisht hedhja e shortit të gjyqtarëve për javën e fundit të Serie A.
Kjo do të ishte hera e dytë brenda këtij sezoni futbollistik që një ndeshje do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të huaj. Një javë më parë, finalja e Kupës së Shqipërisë, ajo midis Vllaznia-Tirana (2-) u gjykua nga gjermani Babak Rafati.
Takimi përfundimisht do të luhet në stadiumin e dytë të kryeqytetit në "Selman Stërmasi". Dy tifozeritë, ajo "blu" dhe ajo e "kuqe" do të ndahen nga kordone policore në tribuna.