E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: “Jam gati për finalen”

Sulmuesi i Celsit, Didier Drogba këmbënguli se ai do të jetë i aftë të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Mancester Junaitid. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë u dëmtua gjatë ndeshjes së Celsit kundër Boltonit (1-1), njëherësh edhe ndeshja e fundit e kampionatit anglez. "Unë do të jem gati për finalen", - tha Drogba për gazetën britanike "The Sun". 30-vjecari ka shënuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje të tij në Ligën e Kampioneve gjatë këtij sezoni, duke qënë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në këtë kompeticion së bashku me Stiven Xherard e Fernando Torresin (të dy të Liverpulit) dhe Lionel Mesin e Barcelonës. Kristiano Ronaldo i Mancester Junaitid është në krye me shtatë gola.
Por, nëse Drogba mund të jetë në finale, ka ende një njollë dyshimi për kapitenin Xhon Terri, i cili u përplas me portierin e ekipit të tij Petër Ceh gjatë barazimit me Boltonin.

Burimi: Goal24.net

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›