Kastrioti golin, trajneri peqinas largohet

Kastrioti "rrëmbeu" tri pikë të mdha me Shkumbinin (1-0) në takimin e zhvilluar në Shijak. Erion Rizvanolli ishte autori i golit të vetëm në minutën e 64-t, cka solli edhe largimin nga bankina në shenjë proteste edhe të trajnerit peqinas Gugash Magani, e më pas të presidentit të Shkumbinit, Ismaili. Kastrioti duket se shpëtoi nga rënia direkt, pasi tani ndodhet me 4 pikë më shumë se Besëlidhja e vendit të 11-të.