E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari luan “poker”, fundoset Skënderbeu

Flamurtari arriti një fitore pa shumë impenjim me Skënderbeun , që vazhdon traditën e humbjeve, 26 të tilla. Vlonjatët celën serinë e golave me anë kroatit Brajkovic pa kaluar dy minuta nga fillimi i takimit të zhvilluar në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit.
Sulmuesi korcar Denis Mema dyfishoi rezultatin për vlonjatët në minutën e 22-të, që mbyllën edhe 45 minutat e para. Sërish kroati në minutën e 69-të, dhe pas 5 minutash në të 74', Arifaj regjistron "pokerin" vlonjat.
Për të prishur syrin, Skënderbeu realizoi me anë të Shtubinës nga pika e bardhë në minutën e 79-të. Kjo fitore ishte e 10-ta sezonale e Flamurtarit në kampionat dhe e 38-ta me Skënderbeun në 98 përballje historike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›