Terbuni-Gramozi, finalja me 18 maj

Tërbuni i Pukës nga Grupi i Veriut dhe Gramozi i Ersekës nga Grupi i Jugut, pas fitimit të një vendi në sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë do të diskutojnë midis tyre edhe finalen për titullin kampion të Kategorisë së Dytë. Finalja do të luhet ditën e djelë, më 18 maj 2008.