“Paqe” me tension ne Durrës

Teuta-Elbasani ndanë nga një pikë në barazimin 1-1. Fjodor Xhafa shënoi i pari në minutën e 14-të, ndërsa barazoi Bledar Hodo nga pika e bardhë për Teutën në të 19'. Teuta, kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit ndodhet me një pikë më shumë se Besëlidhja (31).