UEFA ndan vazot, Shqipëria ëndërron Italinë
UEFA, qeveria e futbollit evropian, ku aderon dhe Shqipëria (që nga viti 1954), bëri të ditura dhe vazot e skuadrave për shortin e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë. Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku edhe me Armeninë, Estoninë, Gjeorgjinë, Islandën, Kazakistanin, Liehtenshtejnin, Moldavinë dhe Malin e Zi. Një short virtual, ndoshta dhe i ëndërruar nga tifozët shqiptarë, kjo dhe nga pikëpamja financiare mund të ishte: Italia, Greqia, Izraeli, Belgjika dhe sigurisht ... Malta. Kundër Italisë fqinje, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë fatin të luajë në nivel kombëtaresh.
Vazo 1
Anglia, Franca, Gjermani, Italia, Holanda, Kroacia, Portugalia, Rusia dhe Spanja.
Vazo 2
Danimarka, Greqia, Çekia, Romania, Serbia, Sllovakia, Suedia, Zvicra dhe Turqia.
Vazo 3
Austria, Bosnja, Bullgaria, Finlanda, Irlanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Norvegjia dhe Skocia.
Vazo 4
Belgjika, Bjellorusia, Qipro, Uells, Letonia, Lituania, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria.
Vazo 5
Shqipëria, Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Islanda, Kazakistani, Liehtenshtejni, Moldavia dhe Mali e Zi.
Vazo 6
Andorra, Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Malta dhe San Marino
Lorik Cana e “Macet e zeza” groposin Liverpulin
Pas barazimit dramatik 2-2 me Mançesterin në “Old Trafford”, Sandërlendi i kapitenit Lorik Cana arriti një tjetër rezultat të bujshëm në Premier Ligën angleze, duke mundur 1-0 Liverpulin e madh në “Stadiumin e Dritës” tërësisht të shitur, falë një goli të artë të të zakonshmit Darrën Bent. Një gol që e çoi Sandërlendin në vendin e 7-të, pikërisht duke lënë një vend më poshtë Liverpulin e Rafael Benitezit, tani i teti. Kapiteni Lorik Cana, në njohës i mirë i Liverpulit, pasi ka luajtur kundër “Redsave” edhe kur udhëhiqte në Francë, Olimpikun e Marsejës, - madje i ka shënuar edhe gol – zhvilloi një tjetër lojë spektakolare, duke bllokuar në zemër të mesfushës çdo aksion të liverpulasve, sidomos në fundin e takimit, e si zakonisht u ndëshkua me kartonin e verdhë. Loriku tentoi të shënojë edhe gol, me një gjuajtje të fuqishme nga një distancë prej më shumë se 30 metrash, por sfera përfundoi paksa jashtë kuadratit. Kjo ishte fitorja e pestë e Sandërlendit në nëntë ndeshje, pas atyre me Sauthemptonin (5-2), Hull Sitin (4-1), Birmingam Sitin (2-0) dhe Boltonit (1-0). Sandërlend ka humbur me Çelsin (3-1), Bërnlin (3-1) dhe Stoke Siti (1-0).
Partizani fiton derbin
e vogël të kryeqytetit
Partizani fiton derbin e vogël të kryeqytetit, duke mundur Kamzën me rezultatin 2-1, e njëherësh duke bërë një rokadë të bukur vendesh me skuadrën e financuar nga Naim Qarri. Salvador Sulçe (41’) dhe Artan Karapici (64’) firmosën golat e fitores së katër sezonale të “demave të kuq”, të drejtuar në këtë takim nga dyshja e lojtarëve: Bejzade-Pinari, pas shkarkimit të trajnerit Eduard Zhupa. Për Kamzën golin e flamurit e realizoi Baze në minutat e fundit të ndeshjes. Partizani ka një rekord 100 për qind të pikëve në ndeshjet e luajtura në shtëpi, ndërkohë që 15-herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë koleksionuar asnjë pikë nga tri ndeshjet në treansfertë, ku madje nuk kanë mundur të shënojnë qoftë dhe një gol të vetëm. Elbasani fitoi 2-0 me Adën e Velipojës, takim i vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Heroi i takimit ishte 26-vjeçari Endri Dalipi, i cili realizoi nga një gol në çdo pjesë: në të 19’ dhe 82’, ky i fundit nga pika e bardhë. Elbasani, tashmë në kuotën e 16 pikëve mori kryesimin e këtij kompeticioni, pasi Bylis humbi 1-0 me Bilishtin në transfertë.
KATEGORIA E PARË
JAVA 7
17.10.2009
Elbasani-Ada 2-0
Memaliaj-Lushnja 0-2
Burreli-Pogradeci 3-0
Gramshi-Turbina 4-0
Partizani-Kamza 2-0
Skrapari-Besëlidhja 1-0
Bilishti-Bylis 1-0
18.10.2009
Sopoti-Luftëtari
19 Tetor 2009