Dinamo Vilen e ndjek fati i keq mungon me Teuten
Emiliano Vila mesfushori durrsak i Dinamos kerkon te jete ne fushen e lojes ndaj Teutes. Por ka nje pengese te madhe teksa ka perseritur demtimin qe ka pasur ne ndeshjen e se merkures ndaj Kamzes per Kupen e Shqiperise. Me hyri nga prapa portieri i Kamzes dhe me goditi ne kavilje. Kam dhembje shume dhe nuk e di se cfare do te bej. U be gjithe kjo kohe qe luaj i demtuar dhe me duket se eshte fati im i keq qe te jem me pikepyetje ndaj Teutes. Por shpresoj shume qe te kontribuoj per Dinamon ne kete ndeshje thote Vila i cili edhe ne ndeshjen e fazes se pare ne Durres ka luajtur vetem 17 minuta teksa ka dale nga fusha e lojes i demtuar pas nderhyrjes se ashper nga Pepa ne mesin e fushes. Vila dje ka biseduar dhe me administratorin e bluve Ismet Saliaj por dhe fizioterapistin e Dinamos Perli Rusi. Nga ky i fundit eshte mesuar qe Vila nga dita e djeshme ka nisur nje terapi intensive e cila do te vazhdoje deri diten e diel.