E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, asnjë pikë jashtë fushe. Krize "blu"?

Elbasani, tepër i brishtë jashtë shtëpisë, arriti ndaj Dinamos një fitore qetësuese edhe pse goli i shënuar nga Gentian Stojku në të 58', mund të konsiderohej edhe si një autogol krotatit Zoran Kastel, i ndëshkuar njëzet minuta me pas me karton të kuq.
Dinamo pësoi humbjen e katërt në gjashtë javë, dhe të tretën rresht në transfertë, duke dëshmuar se ka shumë pak ngjasim me një ekip që pretendon të jetë në katër vendet e para që të cojnë në Europë. Me vetëm dy fitore dhe 6 pikë të grumbulluara, blutë po përjetojnë një krizë jo vetëm rezultatesh, krizë pozicioni në renditje teksa janë të parafundit, por edhe një krizë të karakterit financiar, ku revoltat e futbollistëve edhe pse të izoluara janë shënja më e qartë se kjo Dinamo nuk funskionon sic duhet, duke venë në dyshim edhe pankinën e Faruk Sejdinit, ndërsa duket se ka shpëtuar edhe për një javë ajo e Luan Deliut të Elbasanit. Në javën e ardhshme, që do të luhet ditën e mërkurë, Dinamo do të përballet me Kastriotin luftarak që ka grumbulluar po 6 pikë se blutë, ndërsa Elbasanin e pret transferta e vështirë me Partizanin e vendit të dytë, kur "demat e kuq" ishin të vetmit që arritën të thyenin plot tri herë sezonin a kaluar kampionët.
SKEDA
ELBASANI-DINAMO 1-0
Shënues: G. Stojku 58'
Karton i kuq: Kastel 78'
Gjyqtarë: T. Latifi, R. Zhuli, P. Goxhaj.
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan.
Bilanci: 106 ndeshje, 19 fitore Elbasani, 40 barazime, 47 fitore Dinamo. Golat: 87-156
Fitoret me rezultatin 1-0 të Elbasanit me Dinamon në "Ruzhdi Bizhuta"
Sezoni 1988/1989: 1-0
Sezoni 1993/1994: 1-0
Sezoni 1976/1977: 1-0
Sezoni 1974/1975: 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›