E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eqerem Memushi, “vendçe” me Luftëtarin

Trajneri i ri i Flamurtarit, Eqerem Memushi e nisi me fitore debutimin e tij në Superligë ndaj një rivali direkt për mbijetesë si Luftatari, por ndihmën më të madhe teknikut vlonjat ia dha kongolezi Sasa Delain, që shënoi pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kundër gjirokastritëve të Ilir Spahiut, edhe ky një trajner zëvendësues, vlonjatët luajtën ndeshjen e parë të serisë prej tri takimesh pas ndëshkimit nga Komisioni i Disiplinës. Flamurtari arriti fitoren e dytë në Kategorinë Superiore dhe të 37-tën në 74 takime me gjirokastritët. Tripikëshi i marrë ndaj Luftëtarit e ngjiti Flamurtarin në vendin e 8 m 6 pikë, teksa në sfidën e ardhshme kundër Vllaznisë në Shkodër do të synojë të marrë të paktën barazimin e parë sezonal. Luftëtari do të presë në shtëpi Besën e Kavajës, që nga ana e saj arriti një barazim me dhjetë lojtarë kundër Teutës.
SKEDA
FLAMURTARI-LUFTËTARI
Shënues: Sasha Delain 48'
14 tetor 2006, Stadiumi "Roza Haxhiu", Lushnjë, ora 14:00
Gjyqtarë: Aranit Lulaj. Ndihmës: S.Avdo, I. Shima
Bilanci: Bilanci: 74 ndeshje, 37 fitore Flamurtari, 18 barazime, 19 fitore Luftëtari. Golat: 94-66

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›