E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, barazimi ne Korce e mban ne krye

Dinamo, ekipi kryesues, mbylli nje dite me pare pergatitjet e javes dhe eshte nisur dje drejt Korces, me synimin qe te fitoje ndeshjen ndaj Skenderbut, per te ruajtur distancen ne krye me Besen e Kavajes. Perballe Skenderbeut me mungesa, blute qe drejtohen nga Shkelqim Muca, kane shpallur si objektiv fitoren e shtate ne tete javet e para. Perballe Skenderbeut te Korces, qe i mungojne piket ne javet e fundit dhe per kete arsye, eshte vene ne presion te rezultateve pozitive, Dinamo do te mjaftohet edhe me nje barazim per te ruajtur pas javes se tete kryesimin e kampionatit. Blute kryesojne edicionin aktual me nje diference prej dy piksh. Pas ndeshjes se sotme, vetem ne rast te nje rezultati pozitiv, Dinamo do te kete te sigurt vendin e pare. E kunderta, humbja e pare hipotetike qe mund t'i shkaktoje Skenderbeu do te thote se blute mbeten ne krye, ne varesi te rezultatit pozitiv qe do te arrije Apolonia, ne Kavaje me Besen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›