E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magani, sot kunder Shkumbinit

Konsiderohet legjende si lojtar dhe trajner i Shkumbinit, per me shume se dy dekada me radhe, por sot Gugash Magani do te vihet kunder ish-ekipit te tij te Peqinit. Shkumbini do te udhetoje drejt Vlores, per t'u perballur me Flamurtarin e Vlores,q e sic dihet drejtohet prej disa javes nga trajneri Gugash Magani. Ndeshja Flamurtari- Shkumbini pritet me interes per ekipet qe ndodhen ne fund te klasifikimi, ku skuadra humbese duhet t'i bej llogarite me tej per te siguruar mbijetesen. Por do te jete edhe nje ndeshje e vecante per trajnerin e ekipit te sotem vlonjat. Magani, ne tere karrieren e tij do te kerkoje per here te pare sot qe t'i shkaktoje nje humbje Shkumbinit. Pas javes se dyte te kampionatit, Magani dha doreheqjen nga ekipi peqinas dhe dy jave me vone, mori drejtimin e Flamurtarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›