E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, kërkohet pasardhësi i Daniel Xhafës në sulm

Albania-Sport - Drejtuesit e skuadrës se Teutës janë vene ne kërkim te një sulmuesi te ri, megjithëse ende nuk është vendosur largimi i golashënuesit Daniel Xhafaj drejt një skuadre te huaj. Burime zyrtare nga klubi durrsak bene te ditur se pas dështimit te marrëveshjes me ekipin turk te Dijarbakërsporit, sulmuesi Xhafaj mund te behet pjese e një skuadre azerbajxhanase.
Sipas te njëjtit burim, ne përfundim te pjesës se pare te kampionatit, drejtuesit e skuadrës durrsake i kane dhënë Xhafes te drejtën per t'u aktivizuar ne një ekip te huaj para përfundimit te kontratës me Teutën. Megjithëse i takon futbollistit te vendose për te ardhmen e tij, stafi teknik po shikon mundësinë per te afruar ne formacion një sulmues tjetër nga kampionati shqiptar ose ai kroat.
Teuta është skuadra e vetme e Superligës qe nuk aktivizon asnjë lojtar te huaj dhe aktualisht mban vendin e dyte ne renditje, pas Tiranes. Takimi i pare zyrtar i ketij viti ne kuadër te javës se 18 -te te superliges do te zhvillohet ne kryeqytet ndaj Tiranes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›