E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet kavajas, incidente per gjykimin

Gjate ndeshjes Besa-Dinamo pati edhe momente nervozizmi ne shkallet e stadiumit. Tifozet vendas nuk u pajtuan me gjykimin e ndeshjes dhe hodhen disa objekte ne fushe, gjate pjeses se dyte ne shenje revolte per vendimet e gjyqtarit. Gjate pjeses se dyte pati edhe nje incident me trajnerin e Dinamos Shkelqim Muca, i cili po orientonte ekipin e tij. Megjithate, incidentet jane konsideruar te lehta dhe pritet ndonje gjobe ndaj klubit kavajas, pas vendimit te Komisionit te Disiplines. Kjo per shkak se tensioni ne nje ndeshje te tille, percaktuese per fatet e te dyja skuadrave ne garen per titullin kampion, eshte i pritshem. Gjyqtari Sokol Jareci ne pergjithesi eshte perpjekur qe te jete koherent, duke perdoruar qe te njihet si teoria e kontestimit. Jareci dha nje 11-metersh ne favor te vendasve, qe ishte i dyshimte dhe mohoi ne fund nje tjeter mundesi te kavajase,m qe pretenduan per nje pengim ne zone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›