E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia ofron mbështetje për policinë shqiptare

Në këtë takim merrnin pjesë dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë Shqiptare dhe asaj Kroate, si dhe ambasadori i Kroacisë në vendin tonë shkëlqesia e tij  Darko Javorski. 

Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të të dy vendeve, i cili u vlerësua në nivele mjaft të mira dhe që ka dhënë rezultatet e tij në luftën ndaj krimit. Prençi gjatë fjalës së tij, theksoi se ndër prioritet e punës së policisë shqiptare ka qenë dhe goditja e të gjitha llojeve të trafiqeve, për vetë pozitën gjeografike që ka Shqipëria.

Në fokus të punës së policisë shqiptare ka qenë dhe bashkëpunimi policor ndërkombëtar, ku Prençi evidentoi faktin se në bashkëpunim me Interpol dhe Europol është bërë e mundur kapja e qindra personave të kërkuar në vende të ndryshme të botës, njëkohësisht me strukturat e ngritura është bërë i mundur zhvillimi i shumë operacioneve të përbashkëta si me Malin e zi, Kosovën, Policinë Italiane, Gjermane, Franceze, Britanike etj.

Aktualisht, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Policia e Shtetit është e përgatitur për të patur 100 % online të gjithë rrjetin në territorin e vendit. Duke ju referuar bashkëpunimit me Policinë Kroate, z. Prençi vuri në dukje traditën shumë të mirë të bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve, e cila i ka fillesat e saj që në vitin 1993 dhe në vazhdimësi këto marrëdhënie kanë ardhur duke u rritur dhe intensifikuar.

 Po ashtu përgëzoi strukturat kroate për gatishmërinë e vazhdueshme në bashkëpunim. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kroate,  Grbiç, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy policive si një bashkëpunim në nivele shumë të larta. “Tek ne do të keni një partner dhe një mik që do ndajë me ju gjithë eksperiencën e fituar. Po ashtu jemi të përgatitur që të mësojmë nga ju pasi eksperienca juaj për shkatërrimin e krimit të organizuar është e madhe e në këtë fushë”, theksoi ai.

Vendosja e oficerit të kontaktit Kroat në Tiranë dhe i Tiranës në Zagreb do t’i shërbejë më së miri këtij qëllimi. Po ashtu u theksua nevoja e rinovimit të marrëveshjes së vitit 1993, me qëllim për të vendosur pika më dinamike bashkëpunimi ndërmjet Policive të të dy vendeve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›