Bunjaku, zyrtarisht në Afrikën e Jugut
Albert Bunjaku është bashkuar me Kombëtaren e Zvicrës, e cila po kryen përgatitjet e fundit në prag të Kupës së Botës 2010. Në këtë mënyrë, konfirmohet prezenca e sulmuesit 26-vjeçar në evenimentin që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Kosovari kishte vendosur që sot të nisej drejt Turqisë për të zhvilluar pushimet me familjen, por ftesa nga trajneri Otmar Hitcfeld e ka detyruar të prishë çdo plan dhe të paraqitet në grumbullimin e përfaqësueses helvete, si zëvendësues i të dëmtuarit Marko Streler. “Kisha vendosur të nisesha për pushime, por anulova udhëtimin drejt Turqisë për t’iu bashkuar skuadrës. Familja ime e kupton që pjesëmarrja në botëror është shumë e rëndësishme për mua. Pjesëmarrjen në Afrikën e Jugut e shoh si një shans të mirë, të cilin duhet ta shfrytëzoj”, deklaroi Bunjaku. Në skuadrën zvicerane për Botërorin 2010 janë grumbulluar edhe Valon Behrami e Xhersan Shaiqri.
#