E Diel, 1 Nëntor 2026

Valon Behrami me “humor” të mirëIsh-lojtari i Lacios shpreson të kthehet në fushë në muajin gusht.

Valon Behrami, mesfushori kosovar i Uest Hemit, është duke bërë një progres të mirë pas problemeve që pati me krucialin e ligamenteve të gjurit. Ish-lojtari i Lacios shpreson të kthehet në fushë në muajin gusht. Ndërkombëtari i Zvicrës do të mungojë në fillimin e sezonit, por ai shpreson se do të jetë plotësisht gati për stërvitje, pas dëmtimit të pësuar në fitoren shtëpiake kundër Mançester Sitit, më 1 mars 2009. “Puna ishte duke ecur shumë mirë dhe unë shpresoj se nëse do të vazhdoj kështu, më 10 gusht do të filloj stërvitje me ekipin, të përpiqem të godas topin dhe të bashkohem me shokët e skuadrës. Pas dy ose tri javësh duke punuar me intensitet të lartë, në javën e fundit të gushtit unë shpresoj se do të jem në ekip i gatshëm për të luajtur”, - tha Behrami për faqen zyrtare të Uest Hemit.

E Merkure, 24 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›