Dinamo, e pafuqishme ndaj Sherifit
Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, e ruajti vetëm 50 minuta e barazimin e përkohshëm (1-1) kundër Sherif Tiraspolit, përpara se të mbetej me dhjetë lojtarë e të humbiste 3-1 takimin me kampionen e Moldavisë, në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Për 18 herë kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga argjentinasi Luis Manuel Blanko, golin e vetëm e shënoi patrioti i tij, Lukas Malarkane në minutën e 12-të, vetëm tri minuta pasi ekipi moldav kishte realizuar më anë sulmuesit serb Vladimir Volkov. Malaziasi Bako Nikoliç shënoi golin e dytë për Sherifin në minutën e 62-ë, ndërkohë që mesfushori i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 68-të, duke ia vështirësuar akoma më shumë situatën për ekipin shqiptar.
Dy minuta më pas, mbrojtësi brazilian Hoze Nadson shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për Sherifin, që mbërrin në Tiranë me avantazhin e dy golave. Sherifi, si zot shtëpie, e zotëroi dukshëm lojën (8-3 goditjet në portë). Për Dinamon, humbja e Sherifin ishte e 10-ta në 13 ndeshje, ku ka arritur vetëm 1 fitore (në transfertë) dhe 2 barazime. Dinamo e kaluar për herë të fundit një tur në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002-2003. Dinamo e drejtuar atëherë nga Faruk Sejdini fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55’, Pisha 56’, Qorri 76’ )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4). Dinamos i duhet të fitojë minimalisht 2-0 në takimin e kthimit në Tiranë (21 korrik) për të shpresuar në kualifikimin e turit të tretë, çka është edhe objektivi minimal i presidentit të bluve, Besnik Sulaj, por dhe i trajnerit argjentinas, Luis Manuel Blanko. Kampionët e Shqipërisë dështuan në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë u eliminuan nga kampionia e Bosnjës, Modrica, pas dy humbjeve: 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në Zenica.
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i dytë eliminator
14 korrik 2010
Sherif-Dinamo 3-1
21 korrik 2010
Dinamo-Sherif
DINAMO NË LIGËN E KAMPIONEVE
2009-2010: Dinamo- Sherif (Moldavi): 1-3, 21.07
2008-2009: Dinamo-Modrica (Bosnjë): 0-2, 1-2
2002-2003: Dinamo-Kaunas (Lituani): 3-2, 0-0
Dinamo-Brondbi (Danimarkë):0-4, 0-1
1990-1991: Dinamo-Marsejë (Francë): 1-5, 0-0
1996-1987: Dinamo-Beshiktash (Turqi): 0-2, 0-1
1980-1981: Dinamo-Ajaks (Holandë): 0-1, 0-2
Bilanci: 13 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje
Besa, pa frikë kundër Olimpiakosit
Kavajasit janë një rekord më vete: 12 ndeshje, asnjë fitore, por e ka kaluar gjithmonë një tur
Besa do të përballet me Olimpiakosin e Pireut, skuadrën më të famshme grekë, në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Me një formacion emergjent (13 lojtarë janë larguar nga fituesit e Kupës së Shqipërisë), trajneri Shpëtim Duro do të synojë të ndalë në “Qemal Stafa” një skuadër me shumë emra të njohur në arenën europiane dhe të drejtuar nga gjermani Evald Lienen. Besa merr pjesë për herë të katërt në një kompeticion europina, dhe interesant është fakti, që edhe pse kavajasit nuk kanë fituar asnjë nga 12 takimet që kanë zhvilluar, e kanë kaluar në çdo paraqitje të tyre të paktën një tur, falë golave në fushën kundërshtare. Në vitin 1973, në edicionin e Kupës së Kupave, Besa eliminoi në turin e parë danezët e BK Frem (1-1, 0-0), përapara se ajo vetë të eliminohej nga skocezët e Hibernianit (1-1, 1-7).
Në rikthimin e saj në Europë, pas 35 vjetësh, në vitin 2008, Besa eliminoi në Kupën UEFA beogradasit e Bezaninjës: 2-2 dhe 0-0. Më pas u eliminua nga bullgarët e Liteks Loveçit, me dy humbje me të njëjtin rezultat: 0-3. Në vitin 2009, Besa luajti në Kupën Intertoto, në edicionin e fundit të këtij kompeticioni, duke eliminuar skuadrën qipriote Ethnikos Achnas (1-1, 0-0), por nuk e vazhdoi dot garën pasi në turin e dytë u eliminua nga zviceranët e Grasshopersit: 1-2 në Zvicër, 0-3 në Durrës. Bilanci i Besës në Europë numëron 12 ndeshje, 0 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje.
Olimpiakos, firmosin Ibaza dhe Romedahl
Olimpiakos i Pireut, skuadra greke që do të përballet me Besën e Kavajës në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, konfirmoi blerjen e katërt gjatë merkatos së verës. Arial Ibagaza, ish-lojtar i Valenxias, firmosi një kontratë dyvjeçare, pasi mbërriti në parametra zero. Me rekordmenët grekë firmosi edhe danezi i Ajaksit, Denis Romedahl. Te Olimpiakosi mbërriti edhe ish-lojtari i 1860 Munih, Hozed Holebas. Olimpiakos drejtohet nga trajneri gjerman, Evald Lienen.
15 Korrik 2010