Urdhri, Hipoteka, procedurat për regjistrimin e kontratave të qirasë
Laureta Rryçi
Zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme përcaktojnë procedurën që do të ndiqet për regjistrimin e kontratave të qirasë. Qytetarët që do të kryejnë një shërbim të tillë do të pajisen nga këto zyra me cerfitikatën e qirasë. Ky dokument do të jetë i vlefshëm dhe i domosodoshëm për të gjithë qytetarët që do të marrin në përdorim ndërtesa private apo shtetërore. Të gjitha kontratat që kanë si afat 9-vjeçar duhet të regjistrohen edhe në hipotekë në mënyrë që qiramarrësi të përfitojë certifikatën e qirasë. Ky rregull është vendosur nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme jo vetëm për objektet shtetërore që jepen me qira por edhe për të gjitha objektet private. Për shembull në rastet e emigrantëve kur blejnë një objekt dhe vendosin ta japin për shumë vite me qira. Sipas rregullores nëpër të gjitha zyrat e hipotekës çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit të tij. Nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, atëherë, përveç tarifës së regjistrimit për çdo ditë vonesë që ka kaluar nga kjo datë, qytetari është i detyruar të paguajë kamatë vonesë e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit.
Certifikatat
Me kërkesë të pronarit të një pasurie të paluajtshme ose të qiramarrësit, të cilëve nuk u është lëshuar asnjë certifikatë pronësie ose qiraje, regjistruesi i lëshon pronarit një certifikatë pronësie ose qiraje, sipas rastit, në formë të shkruar duke pasqyruar të gjithë informacionet që ndodhen në kartelën e kësaj pasurie dhe që kanë efekt mbi pasurinë e paluajtshme apo mbi kontratën e qirasë. Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për pronësi, hipotekim apo për kontrata të ndryshme që janë realizuar mbi këtë pasuri, lëshohet vetëm një certifikatë. Certifikata e pronësisë, e qirasë apo e hipotekës është dëshmi e vlefshme për çështjet që tregohen në të, ndërsa pasuria e paluajtshme kontrata e qirasë apo hipotekës i nënshtrohen të gjitha atyre që janë shkruar në kartelë si në rastin kur këto shënohen në certifikatë ashtu edhe kur nuk shënohen. Data e lëshimit të certifikatës së pronësisë, së qirasë apo hipotekës shënohet në kartelë.
Regjistrimi
Kontrata e qirasë për një pasuri të paluajtshme, për një periudhë kohore deri në nëntë vjet, nuk është e detyrueshme të regjistrohet. Çdo kontratë qiraje për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit. Kur një kontratë qiraje është për pjesë të pasurisë së paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët, që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën treguese të pasurive të paluajtshme. Në këto raste, në zyrën përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme depozitohet certifikata e pronësisë së pasurisë që do të ndahet.
Ankimet
Pala ankuese brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit të këtij vendimi, udhëzimi, urdhri, përcaktimi ose akordimi nga kryeregjistruesi, mund të njoftojë regjistruesin me anë të një formulari të caktuar për synimin e tij për t'i bërë ankim gjykatës përkatëse kundër vendimit, udhëzimit, urdhrit, përcaktimit ose akordimit. Me marrjen e njoftimit të ankimit, regjistruesi përgatit dhe i dërgon gjykatës përkatëse, me një kopje të informacionit të kryeregjistruesit dhe të ankuesit dhe çdo personi tjetër që është në regjistër e që atij i duket se lidhet me ankimin, një raport të shkurtër në lidhje me çështjen në fjalë. Kur pala ankuese i kërkon regjistruesit t'ia kalojë çështjen gjykatës, kjo palë depoziton tek regjistruesi shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve.
Në kartelën e pasurisë së paluajtshme të prekur nga ankimi duhet të bëhet një shënim se një ankim drejtuar kryeregjistruesit ose gjykatës është në pritje për zgjidhje dhe çdo tjetërsim duhet t'i nënshtrohet këtij shënimi.
Certifikatat e humbura ose të prishura
Në rast se një certifikatë që ka marrë çdo person i interesuar sipas nenit 28 ka humbur ose është prishur, ai mund t'i kërkojë regjistruesit ku ndodhet pasuria e paluajtshme lëshimin e një certifikate të re, duke paraqitur të dhëna të mjaftueshme që regjistruesi të bindet për humbjen ose prishjen e certifikatës së mëparshme. Në rast se ai bindet lidhur me këtë fakt dhe pasi publikon një njoftim që ai e sheh të përshtatshëm, regjistruesi lëshon një certifikatë të re duke bërë shënimin përkatës në kartelë. Kur gjendet certifikata e humbur, ajo i dorëzohet regjistruesit për asgjësim.
Pezullimi i regjistrimit
Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë17.
Regjistrimi i çdo dokumenti lidhur me pasurinë e paluajtshme që përfshihet në këtë marrëveshje pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur paraqitet kërkesa dhe aprovohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë. Në rast se brenda afatit të pezullimit paraqitet për regjistrim një dokument i vlefshëm nga personi që kërkon pezullimin, ky dokument ka përparësi ndaj çdo dokumenti tjetër që mund të paraqitet për regjistrim gjatë këtij afati të pezullimit.
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME
CERTIFIKATË
PËR DHËNIE ME QIRA
Zyra e regjistrimit _____________, Zona kadastrale nr._______
Numri i pasurisë ______________________, vol. _________ faqe ___________
Adresa e pasurisë _____________________________________________________
Qiradhënësi(t): _______________________________________________________
Vlera e qirasë: ______________________________________________________
Afati i dhënies me qira: _________________________________
KJO CERTIFIKATË LËSHOHET PËR TË VËRTETUAR QË
qiradhënësi(it) e mësipërm kanë dhënë me qira pasurinë e paluajtshme, sipas kushteve të kontratës nr.________, datë _____
dhe që
Zoti (zotërinjtë)
(Emri Atësia Mbiemri)
______________________________
______________________________
______________________________
______________________________
me adresë: ________________________________,
është/janë regjistruar si qiramarrës të pasurisë së mësipërme, sipas tërë kushteve të regjistruara në kartelën përkatëse të kësaj pasurie në vol.____, faqe ______, në përputhje me ligjin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe të neneve përkatëse të Kodit Civil.
Kjo certifikatë lëshohet sipas kërkesës së paraqitur nga i (të) interesuari(t)
më datë _______, nr._____.
Data e lëshimit të certifikatës.
______________________
Lëshuesi i certifikatës
Formulari 2
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME
CERTIFIKATË
PËR NËNQIRANË E PASURISË SË PALUAJTSHME
Zyra e regjistrimit _____________, Zona kadastrale nr._______
Numri i pasurisë ______________________, vol. _________ faqe ___________
Adresa e pasurisë _____________________________________________________
KJO CERTIFIKATË LËSHOHET PËR TË VËRTETUAR QË
Zoti(zotërinjtë)
Emri, atësia mbiemri Pjesa Adresa
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
i cili (të cilët) ka (kanë) marrë me qira nga
Z._________________________________________________________________________,
pasurinë e mësipërme kartela e së cilës ndodhet në vol._____ faqe___, dhe me pëlqimin e tij (tyre) kanë dhënë me nënqira këtë pasuri, sipas kushteve të kontratës Nr.______, datë ______,
Zoti(zotërinjtë)
Emri, atësia mbiemri Pjesa Adresa
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
__________________________________________ __________________________________________
Kjo certifikatë lëshohet sipas kërkesës së paraqitur nga i (të) interesuari(t) më datë __________, nr.______.
Data e lëshimit të certifikatës.
______________________
Lëshuesi i certifikatës
REGJISTRUESI
15 Korrik 2010