Dinamo fiton derbin, incident në fushë

Ekipi i Dinamos fiton derbin dhe bën një hap të sigurtë drejt titullit kampion. Në ndeshjen e luajtur në orë 18:00 në stadiumin "Qemal Stafa" u vunë re të gjitha elementet e një loje: gola, përmbysje rezultati, kartona të verdhë dhe të kuq, përleshje të tifozëve dhe në fund deklaratat e përfaqësuese të ekipeve. Megjithatë më e rëndësishme është fitorja e Dinamos 2-1 duke ruajtur vendin e parë me një distancë të largët.
Sipas drejtuesve të FK Tirana, tifozët e kësaj skuadre kanë rënë pre e dhunës së ushtruar nga dashamirësit e Dinamos.