E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, përfundojnë në spital 104 pelegrinë

Kanë përfunduar në spital të intoksikuar nga uji i një burimi të shenjtë, 104 besimtarë ortodoksë të qytetit siberian të Irkutskut. Mes të shtruarve në spital janë edhe 47 fëmijë, bëjnë të ditur agjencitë ruse, të cilat saktësojnë se pelegrinët po festonin Epifaninë ortodokse.
Duke qenë se festa në fjalë përkujton edhe pagëzimin e Jezu Krishtit, besimtarët kanë pirë ujë nga burimi i konsideruar i shenjtë, pavarësisht se në Rusi uji i rrjedhshëm, edhe ai i rubinetave, nuk konsiderohet i pijshëm. Pak momente pas konsumimit të ujit ata filluan të ndjenin dhimbje të forta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›