E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Operas organizon mbrëmje gala në mbështetje të familjeve të përmbytura

Tinguj për solidaritetin ka qënë shfaqja gala që Teatri i Operas dhe Baletit Zhvilloi në mbështetje të familjeve të prekura nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Në mbrëmjen e madhe muzikore u ngjitën në skenë tre arie dhe duete më të njohura botërore nën interpretimin e solistëve lirikë të shoqëruar nga orkestra e teatrit të operas nën drejtimin e mjeshtrit Gianluca Martinenghi. Sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zhani Ciko kanë qënë dëshira e vetë solistëve për të organizuar këtë shfaqje bamirsie.
Salla e mbushur plot tregoi edhe mbështetjen që mori kjo ide nga adhuruesit e muzikës klasike.Lekët e mbledhura nga biletat e shitura do të shkojnë për fëmijët e zonave të përmbytura.
Mbrëmja gala, u organizua nga fondacioni Fëmijët Shqiptarë e drejtuar nga zonja Liri Berisha dhe mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›