E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani rrëzon nga kreu Vllazninë me barazimin

Elbasan - Vllaznia me barazimin pa gola në Elbasan i ka lëshuar vendin e parë skuadrës së Tiranës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” nuk ka nxjerrë asnjë fitues, duke lënë më shumë të kënaqur skuadrën kryeqytetase që arriti të fitonte në Kavajë.

Në ndeshjen mes Elbasanit dhe Vllaznisë, megjithë rastet e krijuar, asnjë skudër nuk arriti dot të shënonte. Në stadium ndodheshin një numër i madh tifozësh, si dhe mjaft personalitete të larta, si, Qazim Sejdini, Gentian Çërraga, Valter Fushaj, Bujar Kasmi, zv-president i FSHF-së, etj.

Me këtë barazim Elbasani ngjitet në kuotën e 24 pikëve duke mbajtur vendin e tetë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e dytë, duke patur në total 38 pikë, një më pak se Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›