Dinamo i prish gjumin Tafajit: Rivalja që më del në ëndërr
Përfundimi i pauzës dyjavore, për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, ka rikthyer atmosferën e luftës për titull në Kategorinë Superiore. Pas dhjetë javëve të para, Dinamo është shfaqur si favoritja kryesore për fitimin e titullit, duke dominuar kampionatin me 28 pikë të grumbulluara. Blutë kanë tetë pikë diferencë nga Besa e vendit të dytë, por tashmë duhet të llogarisin në garë edhe Tiranën. Pas një fillimi të dobët të sezonit, kampionët në fuqi duket se e kanë hedhur pas shpine momentin e vështirë: tashmë bardheblutë renditen në vendin e katërt me 17 pikë, sa edhe Apolonia e Hasan Likës, dhe distanca me -9 pikë ka rritur optimizmin për mbrojtjen e kurorës në këtë edicion. Rikthimi i titullarëve, rritja e nivelit të lojës dhe vazhdimësia në rezultate (tri fitore radhazi) ka kthyer humorin në radhët e 24 herë kampionëve dhe ka bërë që kriza të harrohej. Megjithatë, te Tirana janë të bindur se përmbysja e pozitave nuk është një mision i lehtë. Kjo duke kujtuar faktin se nga 30 pikët e mundshme, Dinamo ka "humbur" vetëm 2. Forca e skuadrës së drejtuar nga Shkëlqim Muça është shndërruar në një makth të vërtetë. Këtë e pohon vetë trajneri Alban Tafaj, i cili deklaroi: "Dinamo është një kundërshtar që na del në ëndrra, pasi është shumë pikë përpara nesh në renditje". Drejtuesi i stolit e ka të qartë se rikuperimi i distancës nuk është plotësisht në dorën e të besuarve të tij. "Natyrisht që me diferencën e krijuar ende pa mbaruar faza e parë, do ta kemi shumë të vështirë për t‘i arritur dinamovitët. Në mënyrë që gara për titullin kampion të rihapet, kundërshtarët tanë jo vetëm që duhet të bëjnë hapa fals, por edhe neve na parashtrohet detyra që t‘i mposhtim në takimet direkte".
Forca e bluve kryeqytetas në këtë sezon është kontingjenti mjaft cilësor. Megjithëse vlerëson kualitetin e lojtarëve të Dinamos, Tafaj thekson se Tirana nuk është e barabartë në këtë garë për një tjetër arsye: edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ai i referohet Muçës, i cili e njeh mirë klubin bardheblu. "Ata kanë një ekip të mirë, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por, vështirësia jonë më e madhe kundrejt këtyre rivalëve lidhet me praninë e elementëve tanë", nënvijëzoi tekniku bardheblu. "Gjithsesi, detyra jonë është të mbyllim në mënyrën më të mirë fazën e parë të kampionatit, ku na pret një transfertë e vështirë në fushën e Laçit. Këta të fundit janë një kundërshtar mjaft i vështirë dhe duhet të bëjmë kujdes, pasi në shtëpi ata kanë mposhtur edhe Vllazninë. Më pas do të mendojmë për merkaton e janarit, ku nëse klubi do të vendosë të bëjë qoftë edhe një blerje, ai duhet të jetë Migen Memelli. Qëndrimi i sulmuesit është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë tonë në kampionat". Për sfidën e së dielës në Laç, dyshimi i vetëm është Gjergj Muzaka. Mesfushori i Kombëtares është i dëmtuar, e pavarësisht optimizmit të stafit teknik, prezenca e tij në fushë duket e vështirë.