E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, jo per piknik

Dinamo do te niset sot paradite drejt Vlores, me synimin per te fituar trofeun "Birra Norga", dy jave para fillimit te kampionatit kombetar. Skuadra e Faruk Sejdinit do te ndeshet me Flamurtarin dhe Elbasanin ne turnen e Vlores, fituesi i te cilit do te marre nje shperblim dhjete mije dollare. Nga ana e administratorit Ismet Saliaj eshte bere e ditur se blute e kane marre seriozisht turneun e sotem dhe do te luajne per ta fituar ate. Cmimi i vene nga organizatoret eshte nje nga arsyet dhe Saliaj pranon se "dhjete mije dollare jane nje shifer e konsiderueshme dhe ne do te luftojme per ta fituar". Por ai shton edhe se turneu ka vlera sportive pervec atyre monetare. Elbasani eshte kampion i Shqiperise, ndersa Flamurtari i rikthyer ne Kategorine Superiore ka shfaqur ambicie dhe deshire per te qene perseri nje force e kampionatit. Prandaj edhe dy ndeshjet e sotme do te jene nje test i mire per Dinamon, ashtu si per secilen nga skuadrat e tjera pjesemarrese. "Keto ndeshje, ku besoj se skuadrat do te luajne te gjitha seriozisht, do te na tregojne se ku jemi. Elbasani dhe Flamurtari jane skuadra per t'u respektuar dhe pres takime te forta", thote Saliaj. Pas mberritjes se Dinamos dhe Elbasanit ne staium, do te hidhet shorti i takimeve. Secila nga skuadrat do te ndeshet me dy te tjerat ne takime 45 minuteshe dhe ajo qe grumbullon me shume pike do te jete fituese e turneut.

Fushata e perforcimeve

Saliaj ka pohuar se blute nuk do te hyjne vetem me lojtaret aktuale ne kampionatin e ri, por do te kerkojne perforcime per te synuar titullin. Ai thote se eshte ne bisedime me dy lojtare shume te mire nga kampionati shqiptar, por nuk deshiron t'i beje te ditur emrat. Thote se Dinamos i duhet nje organizator sulmi, per te luajtur pas dy sulmuesve, duke shprehur besimin se shume shpejt do te arrihet nje marreveshje e tille. Ne fillimin e merkatos, presidenti Besnik Sulaj ka pasur kontakte me Dorian Bylykbashin e Partizanit, por nuk arriten te gjenin gjuhen e perbashket ne aspektin financiar, pasi pretendimet e seciles prej paleve ishin larg njera tjetres. Megjithate Saliaj thote se skuadra e tij do te jene me organiken e duhur kur te filloje sezoni, madje nuk ngurron ta shprehe: "Kur te filloje kampionati, do ta shihni se Dinamo nuk ka ndenjur duarkryq".

Kontratat e reja

Administratori pohon se tashme jane nenshkruar kontratat me lojtaret e sezonit te kaluar, te cilet nuk kishin nenshkruar ende. Po ashtu, me blute ka nenshkruar edhe i riu Caushi, i cili eshte provuar me pare edhe te Tirana, por nuk ka mundur te gjeje vend atje, edhe pse shihet si shume premtues ne mesfushe. Sot dhe neser pritet rikthimi ne Shqiperi i kroateve Vincetic dhe Kastel. Saliaj thote se pas kthimit te tyre do te zhvillohen bisedime, me qellim rinovimin e kontrates. Te dy lojtaret kane qene te lekundur, madje edhe jane perfolur per largim perfundimtar, por duket se ka ende mundesi te jene ne urdherat e Sejdinit per sezonin e ri. Saliaj i sheh te dy si te vlefshem per skuadren e tij dhe sqaron se bisedimet do te kryhen me deshiren e mire per t'i mbajtur perseri.

Dritan Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›