Deliu, sa pak i kane mbetur Elbasanit

Skuadra e Deliut ka zhvilluar dje pasdite stervitjen e rradhes, e cila eshte e fundit e kesaj jave, para nisjes per ne Vlore, ku verdheblute do te marrin pjese ne turneun "Birra Norga". Trajneri elbasanas pat deklaruar se kjo trekendore do t'i bente shume pune atij per njohjen me mire te kontingjentit te futbollisteve qe ka ne dispozicion, aktualisht. Ndonese, nje pjese e mire e futbollisteve nuk eshte e panjohur per Deliun, pasi, i ka patur edhe me pare ne skuader, kur ka qene trajner te Elbasani, si Stojkun, Kotorrin, vellezerit Bylykbashi, Merxhen e ndonje tjeter, kryepankina elbasanase e ka te domosdoshme t'i shohe ata ne loje e siper. Ndaj, ka qene plotesisht dakord qe Elbasani te merrte pjese ne kete turne, ndonese ka shume probleme per kompaktesine e grupit.
Ne dy seancat e fundit stervitore, Deliu eshte marre me shume me anen taktike te skuadres. Duke u nisur nga cka ai ka organizuar faktikisht ne lojrat me karakter taktik, gjasat jane qe Elbasani te aktivizoje ne formacionin kryesor ne ndeshjet e sotme te trekendores vlonjate, keta futbolliste: Kotorri, Lamaj, Stojku, Kacollja, Simon, Kui, G.Bylykashi, E.Dalipi, Capja, Akamba dhe D.Bylykbashi.
Endri Dalipi: Jam mesuar larg Klevisit
Mesfushori elbasanas, Endri Dalipi, sigurisht qe do te donte qe te kishte prane tij vellane me te madh, Klevisin, i cili ka firmosur per kuqeblute e Vllaznise. "Por, shprehet ai, une jam mesuar tani larg tij. Klevisi ka qene shtate vjet ne Portugali, ndersa sezonin e kaluar, une luajta i huazuar me Shkumbinin gjysmen e dyte te kampionatit, keshtu qe nuk e kam ndonje problem te madh qe do te luaj pa te. Mire do te kishte qene te luanim se bashku, ashtu sic ishim pergatitur moralisht sivjet, por keshtu erdhen punet". Megjithate, Dalipi i "vogel", tashme 23 vjecar, ka edhe nje shqetesim tjeter. Me te askush nuk ka biseduar nga drejtuesit e klubit per problemin e kontrates dhe ai po pret, duke qene i pasigurt se c'do te behet me te. "Une kam deshire qe te mos leviz nga Elbasani, shton ai, por dua te di se cili eshte mendimi i drejtuesve te klubit. Ndaj, jam akoma ne pritje", perfundon Endri.
Kosovari Haliti ne prove
Ka ardhur dje pasdite ne fushen sportive "Shefqet Lamcja", mbrojtesi kosovar, Haliti, per t'u provuar te verdheblute. Haliti njihet nga sportdashesit pasi ka qene sezonin e kaluar, per nje fare kohe te Tirana, ndersa tani ka ardhur per te synuar nje vend te formacioni i kampioneve ne fuqi. Sigurisht qe, per te do te vendose fjala e trajnerit Luan Deliu, ndonese reparti i mbrojtjes elbasanase le shume per te deshiruar nga ai qe ka patur ne dy sezonet e fundit, ne te cilet ka qene me i miri ne Superiore.
Pirro Kitta