E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, “sundimtari” i statistikave

Dinamo e Partizani të shtunën do të përballen për herë të 130 gjatë historisë së tyre, qysh nga takimi i parë që daton më 14 maj 1950, kur Partizani humbi me rezultatin 1-0.
Në 129 ndeshjet e zhvilluara midis tyre, Partizani ka një diferencë të qartë fitoresh ndaj rivales së tij: 46 fitore për Partizanin, 38 fitore me Dinamon, 45 barazime. Edhe golaverazhi flet për të kuqtë: 154 gola të realizuar, kundrejt 136 të Dinamos.
Partizani ka në "arkivin e tij" një trofe më shumë se Dinamo, duke llogaritur kampionatet dhe kupat e fituara: 30 Partizani (15 kampionate dhe 15 kupa), 29 Dinamo (16 kampionate dhe 13 kupa).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›