Dinamo, 1489 ndeshje në 58 kampionate

Dinamo pjesëmarrjen e saj të parë e ka në kampionatin e 13-të Kombëtar, në vitin 1950, dhe është shpallur kampione për herë të parë. Është pjesëmarëse në të gjitha kampionatet në vazhdim. Gjithsej në 58 kampionate. Është 16 herë kampione, për herë të fundit ne sezonin 2001-2002. Ka zhvilluar deri më sot, duke përfshirë edhe 32 ndeshjet e sezonit aktual, 1489 ndeshje, 765 fitore, 410 barazime dhe 314 humbje. Golavarazhi 2460-1256, + 1204 diferenca e golave.
Dinamo
1489 ndeshje; 765 fitore, 410 barazime, 314 humbje. Golat: 2460-1256
KAMPION
1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966/1967, 1972/1973, 1974/1975, 1975/1976, 1976/1977, 1979/1980, 1985/1986, 1989/1990, 2001/2002.
KUPA E SHQIPËRISË
1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.