Dinamo, kampionët me vetëm 6 lojtarë

Dinamo do të kryejë fazën përgatitore jashtë Shqipërisë, ku si alternativë e preferuar mbetet Bosnjë-Hercegovina. Kampionia e Shqipërisë ka zyrtarisht nën kontratë vetëm 6 lojtarë : Pisha, Kuli, Ferraj e Caushaj (të cilit ishin ende nën kontratë) dhe Kotorri (rinovim) e Sina (blerja e re).
Sipas trajnerit Ilir Daja, grupi i Dinamos do të plotësohet para nisjes së fazës përgatitore, që nis më 20 qershor. Ish-trajneri i Elbasanit pohoi për të përditshmen sportive "Sporti Shqiptar" se me grupin në fazën përgatitore do të bashkohen edhe disa lojtarë të huaj.