E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi pritet nesër në Bullgari

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi duhet të mbërrijë në Bullgari nesër, për tu takuar me shefat e CSKA-së. Transferimi i tij ishte gati, para se të përhapej lajmi, se kampioni bullgar nuk do të marrë licence për turnetë europiane.
Menjëherë pas kësaj u përhapën fjalë, se Salihi nuk do ta pranojë ofertën e bërë nga klubi CSKA. "Nuk është e vërtetë. Djaloshi do të vijë, për të biseduar. Është normale ai të prese, që të na japin licence për kampionatin e brendshëm. Por kjo nuk do të thotë, se ai ka hequr dore nga ne", u shprehën nga CSKA-ja. Sic dihet ekipi i CSKA-së nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, për shkak të borxheve dhe detyrimeve ndaj bankave, si dhe të disa shumave për transferime të papaguara.
Gjatë sezonit të kaluar Salihi mbante fanellën e Ried, por nga fillimi i verës ai do të jetë agjent i lirë. Kohët e fundit shqiptari u pajis dhe me pasaportë austriake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›