E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë – Rumani, firmoset barazimi i parë

Franca, dy herë kampione e Europës, nuk arriti t'i imponohet Rumanisë, duke u ndarë me skuadrën e Viktor Picurkës e Adrian Mutu me një barazim të bardhë 0-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.
Franca e udhëhequr nga Frenk Riberi edhe pse luajti me ritëm e dëshirë, nuk arriti të cajë mbrojtjen e ngjeshur rumune, ku në sulm u pa qartë vetëm një lotjar i avancuar, Adrian Mutu.
Gjithcka e barabartë në goditjet e këndit (3-3), por me avantazhin e kontrollit të lojës nga ana e Francës: 54-46. "Gjelat" ishin edhe ekipi i vetëm që goditi kuadratin, përkundër gjuajteve në total: 14-8, por për francezët.
Ky është edhe barazimi i parë në pesë takimet e luajtura dhe 90-minutëshi i parë ku nuk realizohet gol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›